Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë rolin e një lideri të opozitës duke gjetur ccdo mundësi për të dalë në foltoren e Parlamentit për të sulmuar jo vetëm socialistët, por edhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Rasti më i fundit ishte ai ku Berisha i nxori një video Bashës ku ai pesë vite më parë do ta cilësonte procesin e vettingut si një komplot mafioz ku ishin përfshirë edhe disa diplomatë të huaj.
‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një komplot mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’, shprehej asokohe Basha.
Denoncimi i Berishës ka gjetur të habitur vetë Bashën, i cili kapet nga kamera si i tronditur për deklaratat akuzese te “atit politik”.


