• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA I LIRË TË UDHËTOJË DREJT SHBA? Reagon zyrtarisht PD: Përshëndesim qëndrim e DASH, e drejta vonoi por u vendos në vend
Home
Politikë

BERISHA I LIRË TË UDHËTOJË DREJT SHBA? Reagon zyrtarisht PD: Përshëndesim qëndrim e DASH, e drejta vonoi por u vendos në vend

8 May, 2025 s.autor Politikë

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike ka bërë me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA. Sipas zyrës së shtypit të Berishës, PD “vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës”.

“E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Departamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!

Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot”, thuhet në deklaratë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Zbulohet ‘Memorandumi i Kuçit’, Rama: Marrim të paktën 78 mandate
Previous article KONKURSI I TRETË MBARËNDËRKOMBËTAR NË LETËRSINË E HUMORIT/ Aktiviteti në nder të shkrimtarit të satirës, Niko Nikolla

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT