Prej mëse dy ditësh nga përfundimi i protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të gjitha raportimet ndërkombëtare mbi protestën e opozitës.
Berisha ka shprehur kënaqësi që qytetarët e botës mësojnë sa herë që trazohen gjakrat në Shqipëri prej politikanëve.
“Rrjeti televiziv amerikan ABC emision per protesten ne Shqiperi!
Shqiptaret kerkojne largimin Edi Rames dhe te qeverise te lidhur me krimin! Proteste kunder lidhjeve te qeverise me krimin dhe per largimin e saj! sb” shkruan Berisha.
Sado që përpiqemi të eksportojmë vlera, përcjellim reklama për turizmin, tregojmë mikpritje për të huajt, ekzistojnë edhe elementë të tillë në shoqërinë tonë që ende nuk janë ngopur me dramat e njëpasnjëshme që i kanë shkaktuar vendit.
Është e drejta e çdo kujt për të dashur apo mos dashur një njeri apo qeveri, por ama në fund të fundit është Shqipëria dhe shqiptarët ata që humbasin nga përplasjet artificiale dhe mungesa e gjatë e konsensusit.


