• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA E QUAJTI TË PABESË/ Shehaj: “Database” ishte e imja! Kur Basha vodhi gjithçka, atëherë…
Home
Politikë

BERISHA E QUAJTI TË PABESË/ Shehaj: “Database” ishte e imja! Kur Basha vodhi gjithçka, atëherë…

6 April, 2025 s.autor Politikë

Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës, ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike”, kështu u shpreh në emisionin e “Opinion” të Enjten kryedemokrati Sali Berisha. Pikërisht për këtë akuzë, u përgjigj sot në studion e Klan News kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj.

Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai tha se “është akuzuar se ka marrë diçka që në fakt e ka dhënë”, duke shtuar se ka ndihmuar Berishën dhe demokratët të rimarrin këtë forcë politike kur Lulzim Basha “u vodhi gjithçka”.

“Unë jam sipërmarrës, jam marrë me teknologji. Në aktivitetin politik kam mbledhur informacione që më duhen, e vërteta është se kur Lulzim Basha vodhi gjithçka, Rithemelimi s’kishte asnjë informacion. I morën te unë! Të dhënat janë publike, lista e votuesve. Unë kam punuar me një listë publikë, databazë e madhe, mund ta pasurosh me informacione nëse je i kujdesshëm, në 8 vjet që kam në politikë. Ia kam vënë në dispozicion Berishës dhe demokratëve, kështu u rimor PD-ja. Kam bërë detyrën ndaj demokratëve. Më akuzojnë se paskam marrë diçka që unë kam dhënë, kjo është absurdi!”, deklaroi ai.Megjithatë, nuk shprehu befasi me këtë pretendim të Berishës.

“Kjo s’është gjë fare në raport me atë që unë pres nga politika”, shtoi ai.

Sa i takon garës elektorale, theksoi se kjo parti e re “po kontakton me të gjithë qytetarët”.

“Do i marr të gjithë në telefon, këtë detyrë kemi deri më 11 Maj, t’u shtrijmë dorën qytetarëve pa paragjykuar askënd, për t’u dhënë një mundësi për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund t’ia dilet me punë të ndershme. Këtë ofroj unë, ky është projekti ynë politik!”

Nuk mohoi ofertat për poste në PD, por tha se arsyeja e largimit të tij lidhet direkt me humbjen e besimit se partia më e madhe opozitare në vend mund të rinovohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA TREGTARE PAS TARIFAVE/ Propozimi i Elon Musk: Të krijohet një zonë tregtare me taksa zero mes Amerikës së Veriut dhe Evropës
Previous article VRASJA E STUDENTES SHQIPTARE NË ITALI: Hetuesit sekuestrojnë kompjuterin e ish të dashurit filipinas, ja provat që po kërkohen

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT