Dixhitali i Berishës del gënjeshtër për të 296-ën herë gjatë këtij viti. Sipas një përgënjeshtrimi nga Policia, konfirmohet se Shefi i Komisariatit të Policisë Has, Komisar Rustem Mazrreku, është në detyrë.
Kurse sipas Berishës ai duhet të ishte në arrati, me demek për t’iu fshehur arrestimit.
Këtë gënjeshtër vetëm një maniak i pashërueshëm mund ta thoshte.
Nuk mund të kuptohet gjithë ky agresivitet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, përveçse si një ligësi e hapur ndaj një institucioni që tek e fundit bën detyrën në mbrojtje të ligjit dhe qetësisë publike.
Burimet e policisë sqarojnë se shefi i policisë së Hasit kishte qenë vërtet në Angli, për arsye familjare, por udhëtimi i tij ishte në përputhje me rregullat, pasi ai kishte qenë me leje për 3 ditë.
Me shumë mundësi “dixhitali” e ka ditur të vërtetën, por thjesht e ka keqpërdorur një episod të tillë të rëndomtë për të hedhur baltën e radhës, për të 296-ën ditë të këtij viti, mbi Policinë e Shtetit.
Gjejini një doktor këtij maniaku plak e të sëmurë keq!


