• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha DENONCON djalin e Meksit/ Deputeti i PD: Të merremi njëherë me Boden, Krujën dhe… (DEBATI)
Home
Shqipëri

Berisha DENONCON djalin e Meksit/ Deputeti i PD: Të merremi njëherë me Boden, Krujën dhe… (DEBATI)

8 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Grupi Parlamentar Demokrat është përfshirë në debate në lidhje me tenderët dhe koncesionet korruptive që, sipas demokratëve, qeveria po ua kalon klientëve të saj. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin në Grupin Parlamentar për tenderat që ka marrë vëllai i Kryeministrit Edi Rama dhe njerëz të afërt të tij, të cilët duhet të denoncohen me forcë nga opozita.

berisha_1519157066-3450795

Shqetësimi kryesor i ish-Kryeministrit lidhej me koncesionin e lojërave të fatit që, sipas Berishës, janë në duart e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit dhe Endri Meksit, djalit të ish-Kryeministrit demokrat, Aleksandër Meksi. Sipas Berishës, ortakëria mes Olsi Ramës dhe Endri Meksit ka vënë nën kontroll lojërat e fatit, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista.

Por Berisha u përball me reagimin e deputetit të Qarkut të Fierit, Myslim Murrizi, i cili kërkoi që demokratët t’i nisin akuzat nga vetja. Murrizi ka kujtuar në Grupin Parlamentar se ish-funksionarë të PD-së si, Ridvan Bode, Keltis Kruja dhe Fabian Topollaj, marrin tendera nga qeveria.

murrizi

PJESË NGA DEBATI NË GRUPIN E PD

Sali Berisha: Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesionet korruptive të qeverisë. Është e papranueshme që vëllai i Kryeministrit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit. Është shumë e thjeshtë, Oldi Rama është bashkortak në kompaninë “Pegasus Communication”.

Kjo kompani është në pronësi të Endri Meksit, i cili njihet dhe dihet që është ortak dhe mik i Olsi Ramës. Ishin bashkë Olsi Rama dhe Endri Meksi, që kërkuan të merrnin koncesionin e TVSH-së. Pasi nuk ia dolën të merrnin atë për shkak të presionit të lartë politik dhe publik, morën nën kontroll lojërat e fatit.

Të dy bashkë, ata kanë përfituar koncesionin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të lojërave të fatit, duke pasur totalisht nën kontroll lojërat e fatit dhe çfarë është më e rrezikshmja, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista. Janë para që grumbullohen në “ABI Bank”, pjesë e bordit të së cilës është edhe bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama.

Është në ‘offshore’ një bankë që ka miliarda dollarë, por që gëzon mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit. Unë ju ftoj t’i denoncojmë të gjitha këto, pasi publiku duhet të jetë i njohur me këto skandale. Edhe kompania e basteve “Live” është një kompani, që dihet që është në pronësi të Gaz Demit dhe Olsi Ramës dhe që ka monopolizuar totalisht tregun e basteve.

Myslim Murrizi: Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Duhet t’u themi se Endri Meksi është djali i ish-Kryeministrit demokrat, Aleksandër Meksi. Nëse mendojmë politikisht, mbase edhe me të drejtë, që ky flirton me qeverinë dhe merr tendera, duhet ta themi.

Por po ashtu, duhet të themi se bëhet fjalë për djalin e dikujt, qoftë ai edhe ish-Kryeministër, që ka 22 vjet që ka ikur nga politika. Por nëse ne mendojmë të jemi të hapur me qytetarët, dhe për mua duhet të jemi, të mos e fillojmë me dikë që ka ikur nga politika para 22 vjetësh.

Ne kemi brenda partisë njerëz që përfitojnë tendera e poste dhe mbajnë në duart e tyre flamurin e opozitarit. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Nuk duhet të mbajmë dy standarde për të njëjtën gjë. Besoj të gjithë jemi të njohur me investigimin e një televizioni në lidhje me një firmë fantazmë, që mblidhte mbetjet spitalore. Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administratore e kësaj kompanie është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj kompanie është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Keltis Krujës, dhe vëllai i deputetes Reme Lala.

Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017, kohë kur ne ishim në çadër dhe luftonim me qeverinë, ndërkohë që ata kanë marrë tender në dhjetor 2017. Dhe kanë marrë jo pak, por miliona euro. Gjithashtu, edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Atëherë, për çfarë standardesh flasim? Unë jam që të denoncojmë këdo që merr tendera dhe koncesione korruptive, por e mira është për të qenë të vërtetë përpara publikut, ta nisim nga vetja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA Ç'NJERZORE/ Kush është Genta Kaloçi, psikologia që u GËZUA për vdekjen e djalit të shkrimtares... (FOTOT)
Previous article Skënderbeu, zbardhet plani për të luajtur në Champions

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT