Në qarkun e Dibrës, bastionin historik të demokratëve, gara ishte e fortë mes PD dhe PS. Demokratët arritën të merrnin qarkun me një mandat më shumë, ku diferenca e votave ishte tepër e ngushtë me socialistët. Deri tani në këtë qark janë numëruar 128 qendra votimi nga 227 që janë gjithsej.
PD mori 3 mandate ku më i votuari i listës se saj është Kreshnik Çollaku me 5011 vota preferenciale deri tani, i ndjekur nga Dhurata Çupi me 2744 vota. Ajo që vihet re është se Xhelal Mziu ka marrë një numër të ulët votash vetëm 2088 të tilla. Duket se deklaratat e tij para zgjedhjeve se kush do të prek votën do e pësoj si ngjarja në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, kanë dhënë efektin tek qytetartë duke refuzuar gjuhën e dhunës.
Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate edhe pse diferenca me votat e PD ishte e ngushtë vetëm me 278 vota me pak. Në listën e PS në Dibër më e votuara është Aurora Mara me 9087 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 1269 vota. Në këtë qark nuk pritet të ketë surpriza për thyerjen e herësit brenda PS pasi kandidatët e tjerë kanë një numër të papërfillshëm të votave.
LSI në Dibër nuk siguroi mandat dhe se kandidat e saj kanë marrë një numër votash preferenciale të papërfillshme.


