• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bëri synet djalin pa i thënë gjë ish-gruas. 35 vjeçari rrezikon burg nga veprimi i kryer
Home
Jetë

Bëri synet djalin pa i thënë gjë ish-gruas. 35 vjeçari rrezikon burg nga veprimi i kryer

19 January, 2018 g.autor Jetë

Një 35-vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Gütersloch në Gjermani mund të dënohet me heqje lirie pasi ka bërë synet të birin 6-vjeçar, kundër vullnetit të fëmijës dhe të nënës së tij e cila jeton e ndarë.

Gruaja, e cila po ashtu është e besimit musliman, ka të drejtën e kujdestarisë për djalin dhe një vajze, shkruan westfalenblatt.de. Por, me lejen e saj, në vitin 2015 dy fëmijët kishin kaluar pushimet verore te babai, transmeton albinfo.ch. Ai e kishte shfrytëzuar këtë kohë dhe e kishte çuar të birin në një klinikë mjekësore në Essen, e cila bën ndërhyrjen kirurgjikale të rrethprerjes (synet) sipas ritualit mysliman.

Vogëlushi nuk donte të bëhej synet ndërsa nëna e tij e kishte paditur babain e vogëlushit, ose ish-bashkëshortin e saj. Ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Essenit me 6 muaj burg me kusht për shkaktim të qëllimshëm të lëndimit trupor. Por për prokurorinë, ky dënim kishte qenë tepër i butë.

Pas ankesës së bërë nga prokuroria, gjykata superiore, ajo e Landit, e dënon kosovarin me 1 vjet burg, sërish me kusht. Gjyqtarët e kishin gjykuar si rrethanë rënduese faktin se viktima kishte qenë në moshë relativisht të rritur dhe përkundër kësaj, nuk i ishte lejuar të deklarohej për vete. Veç kësaj, edhe fakti se burri kishte vepruar kundër vullnetit të gruas, nënës së fëmijës, përbën një rrethanë rënduese.

Por për prokurorinë, edhe dënimi me një vit burg me kusht duket shumë i ulët. Kështu, ajo e ka dërguar rastin në Gjykatën e Lartë të Landit, në Hamm, ku ka pasur sukses. Kjo gjykatë ka autorizuar një dhomë tjetër të Gjykatës së landit për ta bërë rigjykimin e çështjes.

Sipas Gykatës së Lartë të Landit, gjyqtarët që e kishin pasur në dorë lëndën, kishin dështuar të sqaronin se si ka rrjedhur ndërhyrja e rrethprerjes. Ata nuk i kanë pasqyruar as përmasat e dhembjes dhe as ngarkesën psikike që ka pasur vogëlushi në atë rast.

Po ashtu duhet sqaruar se çfarë pasojash fizike dhe shpirtërore për jetën e mëtejshme të vogëlushit do të ketë e gjithë kjo. Në vendimin gjyqësor thuhet më tutje se prindërit që kanë të drejtën e përkujdesjes së fëmijës janë të detyruar ligjërisht që lidhur me një operacion të planifikuar të diskutojnë me fëmijën në mënyrë të përshtatshme për moshën e tij dhe të përpiqen që të bindin atë për ta dhënë pëlqimin.

Kur t`i ketë sqaruar të gjitha këto, procesi i ri mund të sjellë një dënim më të ashpër, madje, edhe dënim efektiv, pra jo më me kusht!

Në shenjë respektimi për hebrenjtë dhe myslimanët, Parlamenti Federal në vitin 2012 e kishte lejuar këtë lloj ndërhyrjeje.

Por, paragrafi 1631d i Kodit Civil e thotë shprehimisht se kjo leje ka të bëjë me fëmijët meshkuj “të paaftë për të kuptuar dhe gjykuar”. Ndërsa një fëmijë 6-vjeçar, nuk bën pjesë në këtë kategori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MYFTAR BARBULLUSHI/ Cila është raca më e pastër në Europë, sipas gjenetikës?
Previous article Rikthehet Seria A, ja si do të luajnë “BIG”-ët

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT