Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar nga policia pasi mbrëmje e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. H., 34 vjeç banues në Vlorë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.


