• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BËRI MANOVRA TË RREZIKSHME”/ Ish-efektivi e mori gomonen nga kushëriri që i jepte me qira. Detaje nga tragjedia në Himarë
Home
Breaking News

“BËRI MANOVRA TË RREZIKSHME”/ Ish-efektivi e mori gomonen nga kushëriri që i jepte me qira. Detaje nga tragjedia në Himarë

3 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish efektivi që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit dyshohet se e kishte marrë gomonen nga kushëriri që kishte një pikë në bregdetin e Himarës ku i jepte me qera mjetet lundruese. Ka dyshime që në këtë aktivitet të jetë i përfshirë edhe ish-efektivi Tase. Edhe pse ai ka deklaruar se skafi nuk është i tij, po hetohet nëse ai ka lidhje apo jo me to. Sipas dëshmive të personave të pyetur, Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det dhe në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ec mbrapsht me indietro. Ky ka qenë momenti fatal ku helikat e skafit kanë goditur vogëlushen 7-vjeçare dhe për pasojë i sollën edhe vdekjen.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se gomonia nuk ishte e tij. Nuk përmendi kushëririn por tha se ia ka marrë mikut të tij për përdorim dhe ka shtuar se gomonia kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend duke goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje. Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DETAJET E PARA/ Flori Mumajesi, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj gati për edicionin e 61 të ‘Festivalit të Këngës’
Previous article E RËNDË/ Gruaja shtatzënë dhunohet në mes të rrugës vetëm për 2 mijë euro, humb tragjikisht fëmijën

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT