• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERATI ËSHTË BËRË SHUMË I BUKUR”/ Qyteti muze uron me kartolinën e fundvitit (VIDEO)
Home
Ne sytë e të huajve

“BERATI ËSHTË BËRË SHUMË I BUKUR”/ Qyteti muze uron me kartolinën e fundvitit (VIDEO)

27 December, 2019 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

“Berati është bërë shumë i bukur”. Kjo është fraza që dëgjon prej të gjithëve që e kanë vizituar qyetin në këto ditë festash të dhjetorit. Qyteti muze i vendit po përjeton magjinë e shtuar falë dritave të shtumta që i kanë dhënë ndriçimin e munguar e gjithë këtyre viteve.

Me një organizim që do e kishte zili çdo qytet tjetër në Shqipëri, Berati po kthehet në destinacionin, tashmë jo vetëm të turistëve të huaj, të cilët sa vijnë e rriten në numër, por edhe të atyre vendas që po e shohin qytetin e një-mbi-një dritareve si fundjavën perfekte qetësuese, tashmë nën dritat e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Atmosfera vihet re kudo, si tek hotelet të cilat janë tashmë të mbushur me turistë, ashtu edhe tek vetë qytetarët e Beratit që kishin vite pa buzëqeshjen e qytetit të tyre, i cili ndër vite nuk tregonte më jetë.

Qendra e qytetit në veçanti ka marrë një pamje spektakolare. Ndërhyrjet në lumin Osum me zgjerimin e shtratit dhe sistemimin e tij dhe dekorin e dritave në dy urat ofrojnë një pamje mahnitëse për çdo të apasionuar pas fotografisë. Po ashtu edhe pedonalja e famshme e qytetit tashmë nuk shkretohet që ne orët e para të pasdites, por gumëzhim deri në orët e vona të mbrëmjes me muzikë dhe drita.

Me një punë të thjeshtë me kosto minimale, Bashkia e Beratit ka mundur të krijojë çdo pjesë të dekorit nëpërmjet ndërmarrjeve të veta, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë gëzimi për fëmijët në radhë të parë me organizimin e aktiviteteve të ndryshme ku ata janë protagonistë. Ideja dhe vizioni i bashkisë për t’i shtuar magjisë së Beratit dhe magjinë e festave ka gjetur përkrahjen e sipërmarrësve lokalë, institucioneve financiare, korporatave, fondacioneve dhe shoqatave si AADF apo BID.

Berati i sotëm është shembulli se si brenda 1 viti, një qytet ndëron dy epoka. Pas shumë viteve i lënë në dorë të dytë dhe i lënë jashtë vëmendjes, tashmë Shqipëria ka fituar një qytet tjetër në kartolinën e saj, beratasit kanë fituar qytetin e tyre dhe shqiptarët kanë fituar një tjetër destinacion për të vizituar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË GJITHA TË KTHYERA PËRMBYS/ Hajdutët grabisin shtëpinë e “Yllit të Instagramit” (VIDEO)
Previous article MËSOJENI TANI/ Çfarë është melatonina dhe si i shërben trupit tonë?

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT