• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERAT/ “Accessible Tourism”, projekti më i ri për zhvillimin e turizmit
Home
Ne sytë e të huajve

BERAT/ “Accessible Tourism”, projekti më i ri për zhvillimin e turizmit

28 September, 2019 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Bashkia e Beratit do të fillojë së shpejti zbatimin e projektit “Accessible Tourism”.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së beratit, Ervin Demo, i cili theksoi se “projekti parashikon ndërhyrje pilot në “Lagjen Kala”, me përshtatje të parkimit e të sinjalistikës së nevojshme dhe mbi të gjitha me investime të tjera në infrastrukturë për krijimin e faciliteteve, për personat e moshuar dhe ata me aftësi ndryshe”.

Demo u shpreh se “gjithashtu parashikohen studime, informacion i detajuar nëpërmjet aplikacioneve dhe web-it, ndërhyrje në zyrën e informacionit turistik për të bërë të mundur që të vizitohet nga të gjithë, etj”.

Ndërkohë, vijoi ai, së shpejti fillon edhe zbatimi i projektit “Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës “Shën Ilias”.

Ky projekti fillon nga rruga kryesore e qytetit duke vazhduar drejt Kalasë.

“E nisim në Kala, si pika më e fortë turistike, por ne po punojmë fort që projektet t’i shtrijmë në të gjithë qytetin! Së shpejti me super projektet e radhës”, tha Demo.

Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota. Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJETJE FANTASTIKE/ Ky manikyr ka aromë kafeje dhe ndryshon ngjyrë sipas humorit tuaj
Previous article ''S'KA TË SHËMTUAR POR TË VARFËR''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT