• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Beogradi sfidon SHBA: Shkon me TANKE në manovrat ruse së bashku me armiqtë e Perëndimit
Home
Rajon

Beogradi sfidon SHBA: Shkon me TANKE në manovrat ruse së bashku me armiqtë e Perëndimit

29 July, 2018 F.autor Rajon

Beogradi ka sfiduar sërish Bashkimin Eruopian, ku pret të bëhet anëtar pas dy vjetësh, e gjithashtu edhe NATO-n, e cila ka shpallur strategjinë për t’ju afruar Serbisë.

Tanket serbë do të marrin pjesë në një manovër të madhe që do të zhvillohet afër Moskës, e ku do jenë të pranishëm kundërshtarët gjeostrategjikë të Paktit të Atlantikut Verior, pra Perëndimit, Rusia dhe Irani.

Portali i Kremlinit, Sputnik, jo pa qëllim ka vendosur kryeartikull shkrimin që e titullon: “Tankistët serbë, në një front me Rusinë dhe Iranin”.

Nesër pasdite, një njësi tankiste niset për të marrë pjesë në manovrën “Albino”, prezente dhe 6 vende përveç Rusisë. Ekipi i Ushtrisë Serbe merr pjesë për herë të pestë në Bitalionin e Tankeve dhe ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Njësia serbe do të zhvillojë manovër me një tank T-72B3, i cili është për herë të parë i kuq. Në grupin me Serbinë janë Rusia dhe Irani.

“Në katër ekipe serbe, vetëm dy ushtarë morën pjesë në stërvitje pasi të gjithë janë oficerë. Gjatë përgatitjeve të kryera në poligone në Serbi, u zbatua përvoja e fituar nga pjesëmarrjet e mëparshme”.

“Rusia do të jetë pengesa e sigurt e hasur për herë të parë”, thotë Majori Rade Adamoviç për Sputnik.

Në vitin 2015 serbët arritën të fitonin në manovrat ruse që zhvillohen si një lloj gare, por që në fakt atje nuk bëhet gjë tjetër veçse proklamohen tanket e prodhimit rus.

“Albino” është një lloj panairi i madh i armëve të rënda dhe të blinduara dhe në të marrin pjesë përfaqësues të qeverive të vendeve të Gjirit Arabik si dhe shteteve të tjera afrikane e aziatike, të interesuara për të blerë tanket ruse.

“Ne synojmë të dalim në gjysmëfinale. Tanket e ushtrisë serbe janë modeste”, thekson majori Adamoviç.

Tankistët serbë theksojnë se kjo është një përvojë e madhe për ta dhe një mundësi për të kontrolluar vendin e tyre në lidhje me tanket e vendeve të tjera, mbi të gjitha, atyre të Fuqive të mëdha.

Rusia është kampioni absolut i të gjitha manovrave që janë zhvilluar.

“Përveç rusëve, fituesit tradicionalë janë kinezët, , kazakët dhe bjellorusët, por as India apo Ajzerbaxhani nuk duhet lënë pas dore”, thotë majori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAHTI QË HABITI PUSHUESIT/ Ja kush ishte i famshmi shqiptar që pati "fatin" të darkonte me miliarderin rus (FOTO)
Previous article Qeveria investon TRE miliard lekë për Shirokën/ Punimet do të zgjasin një vit

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT