• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BEOGRADI DUHET TË PAJTOHET ME FAKTIN SE KOSOVA…”/ Ish-politikanja serbe: Situata ka ndryshuar, amerikanët janë…
Home
Rajon

“BEOGRADI DUHET TË PAJTOHET ME FAKTIN SE KOSOVA…”/ Ish-politikanja serbe: Situata ka ndryshuar, amerikanët janë…

25 August, 2022 s.autor Rajon

Sipas ish-politikanes dhe sociologes serbe, Vesna Peshiç, Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është humbur dhe pavarësia e saj nuk mund të kthehet prapa.

Për të më e rëndësishme është se si serbet e Kosovës jetojnë në vendet e tyre se sa cilat targa ata duhet t’i përdorin.

“Situata në Kosova ka ndryshuar shumë sepse amerikanët janë të përfshirë shumë në të, madje sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken vazhdimisht monitoron se çfarë po ndodh atje”, ka thënë Peshiç në një intervistë për mediumin serb N1.

Problemi i Serbisë në këtë rast, sipas Peshiç, është se ajo nuk po i heq duart nga Veriu i Kosovës dhe nuk mund të pajtohet me faktin se Kosova tashmë nuk mund të aneksohet përsëri.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, më në fund në një paraqitje publike, të mërkurën, ka folur për takimin e 18 gushtit në kuadër të dialogut në Bruksel.

Për Kurtin, tashmë një gjë është e qartë se pala serbe, e udhëhequr nga Aleskandër Vuçiç, qëllimisht po eskalon situatën në Veri.

E një gjë e tillë, sipas Kurti, ka një arsye të vetme – “krijimin e epërsisë në dialog”.

“Jam thellësisht i bindur se pala serbe pa nevojshëm dhe krejt artificialisht është duke e eskaluar si retoriken ashtu edhe veprimin në fushën e sigurisë. Si e tille kjo përbën cenim si të sigurisë nacionale ashtu edhe të rajonit ne tërësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsi në negociata duke e kërcënuar si Bashkimin Evropian ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tensione në të ardhmen”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, janë gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin e tretë me radhë të nivelit të lartë në kuadër të dialogut. Përkundrazi, sipas Kurtit, Vuçiç, ka lëshuar sallën në momentin kur, Miroslav Lajçak, ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropia, ka dhënë katër propozime për çështjen e targave dhe kartave të identitetit.

Ky sqarim nga ana e tij ndodhi pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se pala kosovare nuk ka qenë e përgatitur në dialog.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe”.

“Deklarata se ka pasë propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak”.

“Ne kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo pala serbe ka dalur nga ndërtesa. Për ne do të ishte më e mira eliminimi i plotë i dokumenteve të hyrje-daljeve, të mos i ketë as Serbia, as Kosova. Madje kemi hedhur edhe idenë që të njihen të gjitha dokumentet, pse të mos njihen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOQËROI ME MAKINË ERVIS MARTINAJN/ Ja çfarë vendosi gjykata për agjentin e policisë Jeton Lami
Previous article "QEVERIA E POSHTËR E KISHTE BRAKTISUR?" Rama flet për triumfin historik të Luiza Gegës dhe u përgjigjet kritikëve: Ja shpërblimet që janë dhënë për sportin

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT