I vihet flaka një banese në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që mësohet se ka qenë një person ai që ka hedhur benzinë nga ana e jashtme, drejt pjesës së brendshme të oborrit.
Sipas të dhënave të para “Panorama” mëson se i zoti i shtëpisë kishte në pronësi një skaf dhe një gomone që i përdorte gjatë sezonit turistik si edhe në kamion.
Dyshohet se flaka është vënë me qellim djegien e dy mjeteve lundruese detare gomone dhe skaf.
Policia dhe zjarrfikësja kane qene menjëherë ne vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



