Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në lagjen Apolonia në Fier. Një mjet tip benz ka përplasur një motoçikletë ku si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj. Mësohet se viktima është i moshuari Petraq Shutermeja.
Ai është dërguar në spital po nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Bluzat e bardha thanë për Viktima ka mbërritur pa shenje jete në spital.
AlpeNews.al ka siguruar foton e të moshuarit i cili humbi jetën nga aksidenti në Fier:
Përgatiti: AlpeNews.al




