Policia Rrugore e kryeqytetit duke patrulluar dhe monitoruar zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor nga perdoruesit e rruges, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.
Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobuzit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.
Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit, telefono 112 mos hezito


