• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNTE “KËRDINË” ME KREDITË BANKARE/ Si vepronte shqiptari në Zvicër duke mashtruar… (SKEMA)
Home
Aktualitet
Kronikë

BËNTE “KËRDINË” ME KREDITË BANKARE/ Si vepronte shqiptari në Zvicër duke mashtruar… (SKEMA)

20 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Penale e Luzernit në Zvicër ka dënuar me akuzën “mashtrim” dhe për falsifikim dokumentesh, me një dënim me kusht dhe me gjobë.

Ata janë gjetur fajtorë për faktin se me dokumente të falsifikuara kanë siguruar kredi në një shumë prej 300 mijë frangash për persona të tretë.

Gjykata ka dënuar zviceranin 40 vjeçar me 24 muaj burg me kusht, me një periudhë prove prej dy vitesh. Veç kësaj, i ka shqiptuar si masë sigurie edhe një gjobë prej 4000 frangash.

Personi në fjalë punonte në një bankë dhe falsifikonte faturat e pagave për të papunët ose për personat me të ardhura të ulëta, në mënyrë që ata të mund të marrin kredi nga instituti i tij financiar (banka).

Këta kredimarrës janë ndërmjetësuar nga një kosovar 36 vjeçar, raporton albinfo.ch. Ai në po këtë proces gjyqësor është dënuar me burg me kusht prej 22 muajsh dhe me një gjobë prej 3500 frangash.

Shtatë kredimarrësit, të cilët po ashtu janë penalizuar, i kanë paguar ndërmjetësuesit nga 2000 deri 4000 franga për një kredi. Ky pastaj këto të holla i ndante me bashkëpunëtorin e tij, punonjësin e  bankës, ndërsa përfitimi për dy të dënuarit ka qenë afërsisht nga 10 mijë franga për secilin.

Pesë nga shtatë kredimarrësit kanë qenë burra të cilët kanë lidhur marrëveshje për kredi, përmes partnereve të tyre. Këta ishin të papunë ose kishin të ardhura të vogla.

Faturat e falsifikuara të pagave maskonin para bankës aftësinë paguese të aplikuesve.

Në njërin nga rastet, personi kishte aplikuar për kredi përmes nënës së tij, e cila nuk dinte asgjë për këtë punë. Në një rast tjetër, një grua aplikonte për një kredi në emrin e vet.

Dy personat me mashtrimin e bërë duke lidhur kontrata kreditimi me shtatë personat, kanë ndarë kredi në një shumë prej 298 mijë frangash. Kredimarrësit nuk ishin në gjendje t`i paguanin borxhet e tyre ose mund ta bënin këtë vetëm pjesërisht.

Sipas aktakuzës janë iniciuar disa konfiskime.

Dënimet janë marrë me procedurë të shkurtuar, pas kërkesës të të akuzuarve,

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES ME SKËNDERBEUN/ Trajneri Starova: Triumfuam me vështirësi, vazhdojmë përpara për...
Previous article PAS HUMBJES NDAJ LAÇINT/ Trajneri Shehi: Duhet të shohim përpara, ndeshjet fitohen duke qenë...

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT