2 shqiptarë që bënin namin me vjedhje në Itali, kanë rënë në prangat e policisë.
Bëhet me dije se të arrestuar janë Pjetër Xheta 46 vjeç, e Mikel Goxhi 31 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të disa makinave dhe shtëpive.
Sipas hetimeve të dyshuarit hynin nëpër banesa private, duke marrë para, bizhuteri dhe orë, si pasojë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Përgjimet vunë re se ata përdorin kode të veçanta përpara vjedhjeve të tilla si a do vish “të luajmë futboll”, që nënkupton “do të vjedhim sonte”.
Grabitjet ata i kanë kryer në komunat Baia dhe Latina, Pietravairano, dhe në qytetin e Benevento, shkruajnë mediet fqinje.


