• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNË RRËMUJË SHTËPINË PËR TË HUMBUR GJURMËT/ Si e INSKENUAN nënë e bir grabitjen e 120 mijë euro në Tiranë
Home
Breaking News

BËNË RRËMUJË SHTËPINË PËR TË HUMBUR GJURMËT/ Si e INSKENUAN nënë e bir grabitjen e 120 mijë euro në Tiranë

7 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rozeta Dobi përdori çelësin që i kishin dhënë pronarët për t’u futur brenda banesës ku punonte, së bashku me djalin dhe për të grabitur një shumë prej 120 mijë eurosh.

Nënë e bir kanë inskenuar sikur banesa është grabitur nga persona të tjerë, duke bërë shtëpinë rrëmujë para se të largoheshin për të humbur gjurmët, raporton News 24.

Ngjarja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në shtëpinë ku punonte 49-vjeçarja si pastruese jetonte një grua dhe vajza e saj.

Pastruesja dhe djali i saj 23-vjeçar u zbuluan pas një hetimi nga policia. Nga 120 mijë euro që ishte shuma e grabitur dhe sendeve me vlerë të vjedhura, nënë e bir iu janë sekuestruar 80 mln lekë të vjetra pasi pjesa tjetër ishte shpenzuar për 2 automjete.

Sipas burimeve, mësohet se paratë janë marrë në 15 dhjetor, ashtu si sendet me vlerë, ndër to bizhuteri të shtrenjta, varëse, ora, çanta firme etj.

“Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie”, njoftoi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO FSHEH KINA? A po ndan informacion të mjaftueshëm mbi përhapjen e COVID-19
Previous article TRANSPORTONTE 2 EMIGRANTË KUNDREJT FITIMIT/ Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT