• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËNË KËRDINË DUKE VJDHUR/ Kapet lushnjari, në kërkim 3 bashkëpunëtorët. GRABITJET
Home
Aktualitet
Kronikë

BËNË KËRDINË DUKE VJDHUR/ Kapet lushnjari, në kërkim 3 bashkëpunëtorët. GRABITJET

14 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 42 vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tij.

Në kuadër të operacionit Qeparoi u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjesh të ndodhura në fshatrat Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Si dhe janë shpallur në kërkim A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe K. R., 36 vjeçe, banuese në Qeparo

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qeparoi”.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Ndalohet 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, vjedhjeve me forcë të varëseve dhe celularëve, kryesisht në rrugë dhe në plazhe, strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, pas provave të siguruara nga puna hetimore, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Qeparoi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjesh të ndodhura në fshatrat Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe K. R., 36 vjeçe, banuese në Qeparo

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve

Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre

Në përfundim të veprimeve, Policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, si dhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer vjedhjet

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I RI SHKOLLOR/ Policia merr masa. Efektivët prezent në orarin e fillimit të mësimit apo gjatë...
Previous article "JENI ALEATËT E MI"/ Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: Më jepni kurajo për transformimin e qytetit tonë

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT