• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEN ANDONI/ Shiko sallën e Parlamentit Europian dhe kupto Ballkanin për ta!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Shiko sallën e Parlamentit Europian dhe kupto Ballkanin për ta!

8 February, 2018 Redaktor2 Blog

Komisioneri Johanes Hahn, çliruar nga komplekset gëluar në rajonin tonë, ka postuar imazhin e sallës ku ai raportoi për Strategjinë e Rajonit të Ballkanit, e cila u lajmërua përmes një vidio-konference edhe orë më parë për detajet e saj. Ajo që të binte në sy ishte salla pothuajse e gjitha bosh.

Në rrëfimin që Komisioneri bëri për postimet në rrjetet sociale ishte: “Mbyllja e debatit konstruktiv Ballkan – Europë. “Roli strategjik i rajonit është i qartë. ‘2025’ është tregues. Nuk është një datë fikse. Ajo duhet të motivojë. Por për vendet që të bëjnë detyrat e shtëpisë, kjo nuk do të ndodhë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne të gjithë duhet ta komunikojmë këtë me qytetarët e BE-së”.

Për fat të keq Evropa duket se vetë është duke iu larguar idesë së zgjerimit, ndërsa një Evropë e bashkuar dhe e tillë si në kohën e lulëzimit të saj, duket pak si utopi. Jo fare si e Tomas Mor, por një lloj utopie, që shkakton jo pak ilaritet.

Megjithë standartet e kërkuara, të nevojshme në një rajon problematik si Ballkani, duhet thënë se pak përshtypje bëjnë sot për ekspertët evropianë realitetet e pandryshueshme Ballkanike.

Nga ana e saj, Evropa e sotme është larg të dikurshmes, pasi ka humbur mbështetjen amerikane, një suport që edhe pas Trumpit duket se nuk do jetë më si më parë. Dhe, më keq akoma, Evropa po humb besimin mes vete dhe largimi i Anglisë ishte një kambanë e madhe alarmi për të ardhmen.

Zgjedhjet në vendet e ndryshme në kontinent po tregojnë konfigurime aspak miqësore për Zgjerimin. Kurse vendet e fundit të Ballkanit që janë anëtare në Bashkimin Evropian kanë rezultuar një humbje e madhe me demokraci shumë problematike.

Duke hequr Greqinë, që e mban peshën e anëtarit të vjetër të BE-së, më shumë falë konjukturës dhe historisë, Ballkani e ka të vështirë të ecë me hapin e Evropës. Këta të fundit jo vetëm e kanë kuptuar, por edhe i duket shumë qesharake qenësia si e tërë e një rajoni që përcjell vetëm kundërshti dhe probleme.

Vetëm të mendosh luftërat e brendshme politike, klanet që janë rrënjosur, korrupsionin galopant dhe forcën e MAFIA-s, atëherë të bën të konkludosh se zgjidhja e rajonit për në Bashkimin Evropian do të jetë më shumë një konjukturë sesa arritje objektivash.

Anipse kur mendon se vetë Evropa është në një qerthull të vështirë, ku vetë ekzistenca e saj është në lojë, atëherë bindesh se Ballkani duhet të fillojë të mësohet me idenë se duhet të bëjë demokraci në vend të vet dhe të mendojë të ardhmen pa patericat evropiane. Pasi sa i përket Evropës, interesin e tyre të saktë me sallën bosh e shikoje kur raportohej Strategjia për Ballkanasit, që bëjnë garë dhe kanë përshtatur të gjithë folklorin të tregojnë se cili është në kohën tonë më shumë evropian. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Krokodili gjerman dhe integrimi i Ballkanit në BE
Previous article Fiorin Durmishaj kualifikon Panioniosin në Kupën e Greqisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT