Pas lajmit të rremë nga ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu që Edi Rama ka kaluar para-infark dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetsore ka reaguar vetë Kryeministri. “Bëmë baba të të ngjaj”-ka shkruar Rama në përgjigje të Balliut. Kreu i qeverisë ka përgënjeshtruar lajmin e rremë dhe gjithashtu ka publikuar një nga veprat e tij e cila tregon se jo vetëm që ky i fundit është në gjendje shumë të mirë shëndetsore por ka qenë edhe duke punuar për pasionin e tij.
“Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit😁FLM për merakun🙏”


