• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BELGJIKË/ Hetohet për mashtrim financiar ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë
Home
Nderkombetare

BELGJIKË/ Hetohet për mashtrim financiar ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë

5 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet belge njoftuan të mërkurën se kanë nisur një hetim për mashtrim financiar ndaj ish Komisionerit të Bashkimit Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, disa ditë pas mbarimit të mandatit të tij.

An Schoonjans zëdhënëse e zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Brukselit, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se hetimi ndaj tij po kryhet nën dyshimet për pastrim parash. Ajo tha se në kuadër të hetimit u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij.

Nisja e hetimit vjen vetëm disa ditë pas përfundimit të mandatit të zotit Reynders si komisioner i BE-së për Drejtësinë, një detyrë që e mbajti prej vitit 2019.

Zëdhënësja Schoonjans nuk dha më shumë hollësi për mediat, por sipas gazetës “Le Soir” dhe plaftormës investigative “Ndiq paratë”, hetimi mund të lidhet me pastrimin e parave përmes lotarisë kombëtare.

Partia e zotit Reynders tha përmes një deklarate se nuk do të komentonte hetimin në vazhdim.

Çdo skandal që do të përfshinte zotin Reynders do të prekte Komisionin Evropian, ku ai ishte përgjegjës për të garantuar që gjatë mandatit të tij, parimet perëndimore të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën e ashpër ndaj korrupsionit, do të respektoheshin me përpikëri./ Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIM I KRYER ME PARAMENDIM"/ Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, Lala: Autori i dyshuar ka qenë i skeduar më herët
Previous article E RËNDË/ Merr flakë shtëpia në Shkodër, ndërron jetë i moshuari që u bllokua në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT