Vajza e madhe e këngëtares Aurela Gaçe mbushi dje 6 vjeçe. Më anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja e njohur ka uruar vogëlushen e saj Grace me një status të ndjerë. Aurela shkruan se 6 vjet më parë e mbajti për herë të parë në krahë.
“6 vjet me pare , të mbajta në krahë për herë të parë…bekimi më i madh i jetës time. GRACE #HIRI I PERËNDISË!
Dje, ishin mbledhur shokët tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopsht e para-shkollor bashke me mësuesen tuaj.
Shume nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do te rriteni bashke. Dje, shokët të sollën shume dhurata…por kur të rritësh, do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë, pikërisht si në këto foto. Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve 🙏🙏🙏🙏🙏. Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë.