Është aq i madh sa dy avionë Boeing dhe udhëton me një shpejtësi prej 32 mijë kilometrash në orë: është një trup qiellor «potencialisht i rrezikshëm», i cili duke filluar nga sonte do të na kalojë afër.
Ka një madhësi sa dy avionë Boeing, diametër që tejkalon lartësinë e piramidës së Keopsit dhe po udhëton me një shpejtësi prej 32 mijë kilometra në orë.
Po flasim për asteroidin 2016 NF23 që renditet nga NASA “potencialisht i rrezikshëm”.
Ai pritet të prekë Tokën natën mes të martës dhe të mërkurës.
Mos u shqetësoni: trupi qiellor nuk do të ndikojë me planetin tonë, ai do të mbetet në një distancë të sigurt prej 5 milion kilometrash.
Por ai do të jetë një kalim supersonik, duke pasur parasysh shpejtësinë e tij dhe rruga e tij monitorohet vazhdimisht.
Nf23 në fakt është përfshirë në objektet NEO – Near Earth Objects – arkivi i objekteve qiellore që janë pranë Tokës dhe të cilat mbahen nën kontroll për shkak të rrezikut të tyre të mundshëm.


