Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar pak më parë një foto mes disa bimëve hashashi dhe shkruan se në një kohë kur mijëra familje diskutojnë për bukën e gojës kryeministri Rama do ta legalizojë atë për miqtë e tij.
“Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër”, shkruan ndër të tjera Salianji dhe publikon foton e mëposhtme.
SHKRIMI I PLOTË I ERVIN SALIANJIT:
Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.
Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!
Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!
Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!


