Përgjithësisht kemi dëgjuar raste të ndonjë personi në veçanti që ka arritur të jetojë mbi 10 dekada, gjë që ka bërë lajm. Ai që do t’ju tregojmë ne tani është një fis i tërë, një fis jetëgjatë ku mosha mesatare është 120 vjeç.
Bëhet fjalë për Hunza- n, një krahinë malore në Pakistan e përfolur shumë si vendi ku njerëzit zor se vihen poshtë nga vdekja.
Mitet për sekretin e jetëgjatësisë janë nga më të shumtat, por duke mësuar më shumë rreth jetës sës tyre, mbase do të kuptojmë se si ia dalin.
Një 116- vjeçare, e pyetur se kush është sekreti për të tha se kishte të bënte me të qenit beqare.
“Nuk dua të dominohem nga askush.” tha ajo.
Përgjithësisht ata nuk stresohen për gjëra të vogla, e marrin jetën me spontanitet dhe nuk nguten. Për ta është shumë e zakonshme të kenë fëmijë pas të 60- ve.
Janë gjatë gjithë kohës aktivë, konsumojnë vetëm gjëra që i prodhojnë vetë dhe për 2 deri në 5 muaj nuk konsumojnë gjë tjetër përveçse lëngut të kajsisë.
95% e popullsisë dinë të lexojnë si dhe përpos leximit merren edhe me meditim.