• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEGAJ DEKRRTON EMËRIMIN E 6 AMBASADORËVE TË RINJ/ Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO, Mustafa Nano përfaqëson Shqipërinë në Zvicër
Home
Politikë

BEGAJ DEKRRTON EMËRIMIN E 6 AMBASADORËVE TË RINJ/ Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO, Mustafa Nano përfaqëson Shqipërinë në Zvicër

12 July, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e 6 ambasadorëve të rinj me propozimin e kryeministri Edi Rama. Për herë të parë, Vasilika Hysi është emëruar si ambasadore në OKB dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, ndërsa do të zëvendësoje ambasadoren Ravesa Lleshi.

Ilir Gjoni është emëruar ambasadori i jashtëzakonshëm në NATO, ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Visho Ajazi Likën. Një tjetër figurë e komentuar është gazetari Mustafa Nano i cili është emëruar ambasador në Zvicër duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili u emërua ambasador në NATO.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në  nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet me Dekret nr. 125 datë 12.7.2023 z. Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

2. Lirohet me Dekret nr. 126 datë 12.7.2023 z. Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

3. Lirohet me Dekret nr. 127 datë 12.7.2023 z. Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

4. Lirohet me Dekret nr. 128 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni  nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

5. Lirohet me Dekret nr. 129 datë 12.7.2023 znj. Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

6. Emërohet me Dekret nr. 135 datë 12.7.2023 znj. Majlinda Frangaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.

7. Emërohet me Dekret nr. 130 datë 12.7.2023 z. Fatmir Velaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

8. Emërohet me Dekret nr. 131 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

9. Emërohet me Dekret nr. 134 datë 12.7.2023 znj. Vasilika Hysi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

10. Emërohet me Dekret nr. 132 datë 12.7.2023 z. Uran Ferizi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

11. Emërohet me Dekret nr. 133 datë 12.7.2023 z. Mustafa Nano Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË KAVAJË/ Flet miku i 55-vjeçarit që u mbyt me dy djemtë në Vilë-Bashtovë: T’i lajmë borxhet, ndihmoni vajzën dhe gruan!
Previous article NGACMONTE VAJZËN E MITUR TË PARTNERES/ E pëson keq 38-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT