Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij ku promovon vendet fantastike nga Shqipëria, kësaj radhe në fokusin e tij ka qenë Plazhi i Pulbardhës në Sarandë.
“Shqipëria e bukur”, shkruan Rama teksa ka publikuar një foto mjaft të bukur nga Plazhi i Pulbardhës.
I vendosur vetëm 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, dhe afër me zonën arekologjike të Butrintit, plazhi i Pulëbardhave është një prej gjireve fantastike ku mund të kalohen disa ditë aventureske, duke shijuar ushqimet e detit, si dhe ato tipike të zonës.
#BeautifulAlbania 🇦🇱❤️#PlazhiiPulëbardhës😊
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Juli 2020


