• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE s’ka në axhendë liberalizimin e vizave për Kosovën
Home
Rajon

BE s’ka në axhendë liberalizimin e vizave për Kosovën

1 December, 2018 F.autor Rajon

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian nuk e ka vendosur në axhendë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e anashkaluar edhe një herë vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, e cila e quan të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme. Reagime kundër këtij vendimi ka pasur edhe nga qytetarët.

Qytetarët e njërit prej vendeve më të izoluar në Evropë nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën schengen edhe për një kohë të pacaktuar.

Pamje si kjo të qytetarëve që presin me orë të tëra para ambasadave të huaja në Kosovë, me gjasë do të vazhdojnë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e ka konfirmuar për RTK-së se Kosova nuk është në axhendën e BE-së për liberalizim në fillim të dhjetorit. Ajo ka thënë se kjo po ndodh për shkak se disa shtete të mëdha të Bashkimin Evropian siç janë Gjermania, Franca dhe Holanda ende hezitojnë të marrin vendim për heqjen e vizave për Kosovën.

 “ 6 dhe 7 dhjetor është caktuar takimi dhe çka po shohim është se për shkak të vullnetit politik nga këto shtet  Kosova nuk është në axhend. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që të futemi në axhend. Siq po e shohim nëse ndrron dicka në moment të fundit…”

Për këtë çështje analistët thonë se një pjesë të fajit që sot kosovarët nuk e gëzojnë liberalizimin e vizave, përveç BE-së fajin më të madh e kanë institucionet e shteti.

Sipas Adrian Çollaku, jo serioziteti në luftimi i korrupsionit dhe krimit organizuar ka bërë që disa shumë shtete të besë të jenë skeptik nëse Kosova meriton lëvizjen e lirë.

“Qoftë luftimi i korrupsionit qoftë luftimi i krimit të organizuar janë disa fusha që duhet të shohim seriozitet tek ne, ministra me aktakuzë bëjnë që këto shtetet te hezitojnë…”

E mohim i së drejtës për liberalizim studentëve dhe qytetarëve të tjerë po u paraqet probleme shumë të mëdha.

Pavarësisht se Kosova ka plotësuar 95 kritere të kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave, përfshirë edhe ratifikim e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, këto nuk i kanë bindur disa vende të BE-së që të marrin vendim për lëvizjen e lirë të kosovarëve./rtk

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBUTON NDAJ JUVES/ Interi ka gati surprizën me një “ish” në derbin e Italisë
Previous article NDODH NË DURRËS/ Bën "të fortin" me policinë, 39 vjeçari përballet me...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT