• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE SËRISH MBËSHTETJE PËR UKRAINËN/ 1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion muajin e ardhshëm
Home
Botë

BE SËRISH MBËSHTETJE PËR UKRAINËN/ 1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion muajin e ardhshëm

25 June, 2024 s.autor Botë

Me një manovër juridike ministrat e Jashtëm të BE-së do të venë në përdorim interesat nga pasuritë ruse të sanksionuara. Hungaria nuk është dakord.

“1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë muajit të ardhshëm dhe një miliardë të tjera deri në fund të vitit”, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Këto para janë parashikuar për mbrojtjen ajrore, municionet dhe për mbështetjen e industrisë ukrainase.

Këto para janë të ardhurat nga interesat e pasurive të ngrira ruse në Europë. Prej kohësh ka pasur përpjekje që këto parat ë përdoren për Ukrainën

Tani Këshilli i BE-së – përkundër dëshirës së Hungarisë, ra dakord, që interesat në dispozicion deri në 90 përind do të përdoren në kuadër të të ashtuquajturit Faciliteti European i Paqes (EFF). Edhe vendet e grupit G7 së fundi vendosën, që interesat e kredive të përdoren për Ukrainën.

Nga portofoli i EFF-së, sipas të dhënave nga BE në periudhën 2022 deri më 2024 janë mobilizuar mbi njëmbëdhjetë miliardë euro. Sipas Komisionit të BE-së janë rreth 210 miliardë euro vlera e pasurisë ruse, që BE-ja i ka ngrirë për shkak të sanksioneve. Sipas vlerësimit të Komisionit të ardhurat nga interesat  janë rreth 2,5 deri në tre miliardë euro. Për vitin 2023 Instituti Financiar Euroclear me seli në Belgjikë deklaroi 4,4 miliardë euro të ardhura nga interesat e vlerave pasurore ruse.

Lirimi i këtyre parave për përdorim arrihet me një manovrim juridik

Borrel deklaroi gjithashtu, se është gjetur një “procedurë ligjore, për të penguar çfarëdolloj bllokimi. Me këtë ai kishte parasysh Hungarinë dhe refuzimin e saj për lirimin e këtyre parave për përdorim. Në këtë sfond, që Hungaria abestenoi vendimin parimor, gjatë marrjes së vendimit ky vend u la jashtë procedurës.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij do të ndjekë hapat ligjorë kundër kësaj procedure, njofton agjencia e lajmeve Reuters. BE me këtë po e tejkalon “vijën e kuqe”, citon platforma X zëdhënësin e qeverisë hungareze. Szijjártó e kritikoi këtë si një “shkelje të pashembullt ndaj të gjitha rregulloreve të përbashkëta europiane”.

Hungaria së shpejti merr presidencën e radhës në BE

Qendrimi bllokues i Hungarisë kundrejt Ukrainës nuk është i ri për BE-në. Ky vend bllokon prej muajsh edhe ndihma të tjera në shuma miliardëshe si dhe refuzon furnizimet me armë për Ukrainën. Argumenti i Budapestit është, se me këto ndihma nxitet edhe më tej përshkallëzimi i luftës. Sipas Borrell-it ndihmat e bllokuara për Ukrainën përfshijnë një shumë prej rreth gjashtë miliardë eurosh.

Si reagim ndaj kësaj BE prej gjashtë muajsh mban të bllokuara paratë për Hungarinë për shkak të rezervave lidhur me shtetin ligjor. Më 1 korrik 2024 Hungaria merr drejtimin e presidencës gjashtëmujore të Këshillit në BE.

Në takimin e ministrave të jashtëm u vendos për sanksione të reja ndaj Rusisë. Tema të tjera ishin edhe situate në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Takimi vazhdon edhe të martën (25.06) e në fokus të diskutimeve edhe në ditën e dytë do të jetë tema e Ukrainës. Gjatë një konferencë të parë qeveritare në BE do të hapen bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën e sulmuar nga Rusia./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ I shpërtheu bombola e oksigjenit, humb jetën një zhytës në Sarandë
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT