• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE PRO NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ Projektraporti po diskutohet mes vendeve anëtare
Home
Politikë

BE PRO NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ Projektraporti po diskutohet mes vendeve anëtare

21 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Vendeve anëtare të Bashkimit Europian u është shpërndarë një projektraport vlerësues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Burime diplomatike në Bruksel thonë se raporti nuk pritet të ketë ndryshime nga ai që u prezantua tetorin e kaluar dhe bën thirrje për hapjen e negociatave me të dy vendet.

Komisioni Europian po i jep dorën e fundit raportit vlerësues për ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka përcaktuar 2 marsin si datë për diskutimin e tij.

Sipas “RTV Ora” se projektraporti i cili po qarkullon mes vendeve anëtare nuk pritet ndonjë ndryshim të madh nga vlerësimi që Komisioni ka bërë tetorin e kaluar me fokus kryesor mbështetjen e reformës në drejtësi dhe nxitje për përfundimin në kohë të reformës zgjedhore.

Gjetjet e këtij raporti nuk do të bëhen publike, por do të përdoren nga udhëheqësit e vendeve anëtare për të vendosur për fatin e negociatave.

Më herët, më 25 shkurt ministrat e Çështjeve Europiane do të diskutojnë mbi metodologjinë e re të zgjerimit të cilën Komisioni e paraqiti zyrtarisht më 5 shkurt.

Deri më tani publikisht Komisioni ka mbajtur vetëm një linjë vlerësimin pozitiv ndaj të dy vendeve dhe u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ndihmojnë për rivendosjen e besueshmërisë së bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen ashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheily kanë theksuar se tani është radha e Bashkimit Europian për të mbajtur premtimin duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Pas vetos së Francës dhe skepticizmit të vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka, Këshilli i BE-së nuk ra dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet.

Ndërsa tani që Komisioni plotësoi kërkesën e Francës për rishikimin e mënyrës së pranimit të vendeve kandidate, presidenti Macron tha se do ta heqë veton nëse raporti i Komisionit për të dy vendet është pozitiv.

Macron gjithashtu ka kërkuar që si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen njëkohësisht.p

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5000 EURO PËR TË NGELUR SHTATZANË/ Njihuni me mjekun popullor nga Tirana që shëron me të prekur
Previous article ITALIA GODITET RËNDË NGA KORONAVIRUS/ 50 mijë të izoluar në Veri, 16 raste të konfirmuara

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT