• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BE NË KISHË ME 24 BURRA. NUK E SHKELIM KANUNIN”/ Misionari flet nga Shkodra: Si iu çova fjalë të dyshuarve për rrëmbimin e Jan Prengës…
Home
Breaking News

“BE NË KISHË ME 24 BURRA. NUK E SHKELIM KANUNIN”/ Misionari flet nga Shkodra: Si iu çova fjalë të dyshuarve për rrëmbimin e Jan Prengës…

13 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në historinë e rëndë të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së Jan Prengës doli në dritë dhe fakti se familja e tij kishte ndërhyrë për lirimin e tij përmes një pajtuesi gjaqesh me personat që dyshohet se kishin gisht për ngjarjen. Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi ka rrëfyer detaje nga tentativa e tij, që në këtë rast rezultoi e dështuar.

Kjo pasi 49-vjeçari Prenga, që u mor peng në Kamëz në 17 janar, u tortura deri në vdekje, ndërsa ende nuk dihet asgjë për trupin e tij. Shullani pohon se vëllai dhe xhaxhai i Jan Prengës kishin shkuar tek ai ku i kishin kërkuar ndihmë që të kontaktonte me familjet e personave që aktualisht janë pas hekurave.

Po ashtu kryetar i Shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve ka sqarua dhe pozicionin e tij dhe të djalit në pengmarrjen dhe më pas vdekjen e Jan Prengës. Sipas tij, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës.

“Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kushëriri duke me thënë se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marre peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij me ka thënë se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem të flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se është në kërkim ndërkombetar për llogari të Italisë. Familja Doçi nuk me ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar të familja Bleta e Martin Bletes por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Geshtenja dhe me kane pritur. Pas disa ditësh me kanë thirrur dhe me kanë thënë se “Korado Geshtenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë së është në kërkim, është i gatshëm për të bërë be në kishë në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni”. Dhe nëse bën këtë betim eshte i lare sepse te besh be eshte gje e madhe. Me pas une i kam thene djalit tim ne Angli Gezimit qe e kam prej 22 vitesh qe te flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh. Familjeve në Shkoder i kam thënë që nese kane lidhje ta lirojnë Jan Prengen sepse i kam thene qe per çfare ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nëse keni marre mallin, drogën dorëzojeni, sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorëzuar drogën, por pengu nuk është liruar. Djali im, Gëzimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën dhe nuk është e vertete se djali im ka marre drogen nga kontinieri. Sepse kontinieri ka qenë me banane dhe eshte e pamundur per tu futur. Djali im nuk ka asnje lidhje përveçse eshte munduar te ndihmoje dhe te beje ndërmjetësin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtenjen dhe as Bleten. Jam unë qe i kam kërkuar djalit qe te flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjeter. Me sa dimë, drogën Astrit Prenga ia ka marre nje anglezi sepse ai i ka patur nje borxh prej 700 mije paund dhe nuk e ka ditur se mund te kete lidhje kush tjeter. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askend tjeter dhe eshte munduar vetem te ndihmoje ashtu si une. Me njohin shqiptaret ne gjithe boten dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shume probleme. Kanuni ka mbi 500 vite qe zbatohet dhe ne nuk e shkelim.”, tha Nikollë Shullani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EPIDEMIA QË PO RREZIKON BOTËN/ Ja ç’ndodh kur merr infeksion nga koronavirusi
Previous article "BURRI IM ËSHTË I LUMTUR..."/ Aulona Musta bën ndërhyrje në fytyrën e saj dhe duket si kurrë më parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT