Disa ditë pas operacioneve që Turqia ka ndërmarrë ndaj Sirisë, BE ka marrë masa ndëshkuese ndaj saj.
Në një konferencë për mediat, zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, u shpreh se operacionet ushtarake të Turqisë po i hapin rrugë ringritjes së ISIS ndërsa shtoi se ka një shqetësim serioz për Evropën.
Ajo tha se ka dy konkluzione të rënda kundër Turqisë, të cilat do të diskutohen në takimin e ministrave të Jashtëm të BE.
“Siria dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe, janë dy pikat e axhendën. Kemi një konsensus, një pozicion të përbashkët, së pari për zhvillimet ne Siri.
Ka një ndërhyrje nga ana e BE për operacionet e Turqisë, ka mbështetje të fortë për procesin e ndërmjetësuar nga OKB. Kemi marrë informacion nga OKB për sfidat dhe proceset, që po zhvillohen
Ka një mbështetje të fortë nga BE për të gjetur një marrëveshje për çështjet e OKB. Ka qëndrime të qarta në mbështetjen tonë. Ka një kërcënim për BE dhe gjithë rajonin, ndaj dhe duam që kjo çështje të zgjidhet. Ka një dënim nga BE për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri.
Kemi një angazhim sa i përket krizës humanitare dhe të refugjatëve për njerëzit në nevojë. Ne i kemi miratuar konkluzionet për naftën në Mesdhe, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë”, u shpreh ajo.


