• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BE KUNDËR ANËTARËSIMIT TË UKRAINËS/ Kryeministri holandez: Disa vende të Ballkanit kanë 10 vite që presin
Home
Nderkombetare

BE KUNDËR ANËTARËSIMIT TË UKRAINËS/ Kryeministri holandez: Disa vende të Ballkanit kanë 10 vite që presin

11 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor (10.03 – 11.03) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së. Në qendër të diskutimeve është situata në Ukrainë pas sulmit nga Rusia si dhe problemi i furnizimeve me gaz në vendet e BE-së. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz përpara se të nisej për në Versajë tha, se „është shumë e rëndësishme, që ne të vazhdojmë të ndjekim më tej ato për çfarë kemi vendosur në të shkuarën”. Në këtë kontekst ai iu referua Marrëveshjes së Asocimit, që ka vendosur BE-ja me Ukrainën në vitin 2017 dhe që synohet thellimi i raporteve politike dhe ekonomike. “Ky është kursi, që ne duhet të ndjekim.”

Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte: „Disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së, kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” Disa shtete të BE-së insistojnë ashtu si edhe vet Ukraina për një anëtarësim të shpejtë të vendit pas sulmit të Rusisë.

Përpara samiti kancelari Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin për gjendjen në Ukrainë. Këtë e konfirmuan të tria palët. Scholz dhe Macron kanë insistuar për një armëpushim të menjëhershëm, deklaruan presidenca franceze dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane. Çdo zgjidhje e luftës në Ukrainë duhet të arrihet përmes bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë bërë të qartë gjatë bisedës telefonike Macron dhe Scholz. Të tre politikanët kanë vendosur, që të mbeten në kontakt gjatë ditëve të ardhëshme, bëhet e ditur në Berlin./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI i Inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatit një sulm terrorist në Çernobil
Previous article "ËSHTË AGJENT RUS"/ Në Ukrainë zbulojnë fakte tronditëse, fshijë Tymoshchuk nga faqet e historisë

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT