• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BE I KA NEGLIZHUAR”/ Ministrja Gjermane: Vendet e Ballkanit nuk do ja lëmë Moskës
Home
Nderkombetare

“BE I KA NEGLIZHUAR”/ Ministrja Gjermane: Vendet e Ballkanit nuk do ja lëmë Moskës

10 March, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock përpara nisjes së turit të takimeve zyrtare në Ballkanin Perëndimor ka folur për rajonin, duke thënë se shumica e vendeve të këtij rajoni janë neglizhuar nga Bashkimi Evropian.

“Duhet ta themi sinqerisht, shumë prej këtyre vendeve i kemi zhgënjyer dhe i kemi lënë pas dore vitet e fundit”, ka thënë Baerbock, në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Ajo tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tregon qartë se Evropa duhet të jetë e përgatitur të investojë strategjikisht në sigurinë e saj afatgjate, duke shtuar se kjo vlen sidomos për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Paqja e sotme në Ballkanin Perëndimor mund të mos jetë e përsosur – por është e çmuar. Aktorë si Rusia, të cilët nuk kanë interes për një të ardhme evropiane dhe nuk i shmangen nxitjes së konflikteve të pazgjidhura, po ecin drejt këtij krahu të hapur”, ka thënë Baerbock.

Shefja e diplomacisë gjermane ka thënë se qëllimi i vizitës së saj në Prishtinë, Sarajevë dhe Beograd është që të dëgjojë kërkesat që kanë qytetarët e këtyre shteteve, si dhe për të qartësuar se “rajonin që gjendet në zemër të Evropës nuk do ta lënë nën ndikimin e Moskës”.

Ditë më parë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të NATO-s është përmendur edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në vendet e tjera pas atij në Ukrainë, duke u veçuar Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia.

Baerbock sot arrin në Kosovë ku në orën 16:30 do të pritet në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla. Nga ora 17:30, ajo do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe një orë më pas do të pritet në Qeveri nga kryeministri Albin Kurti. Kjo është hera e parë që Baerbock udhëton në Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KENI VËNË RE? Ky është detaji që vërteton sërish se "armiqësia" mes Donaldit dhe Arbanës nuk ka marrë fund
Previous article SULMET RUSE/ Kryebashkiaku i Kievit: Gjysma e popullsisë tashmë ka ikur, qyteti tashmë një kështjellë

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT