• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BE FINALIZON MARREVESHJEN/ “Vdekja” e makinave me naftë e benzinë në vitin… (DETAJET)
Home
Ekonomi

BE FINALIZON MARREVESHJEN/ “Vdekja” e makinave me naftë e benzinë në vitin… (DETAJET)

29 October, 2022 F.autor Ekonomi

Ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.

Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.

Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi, duke zënë vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti.

Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ??dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.

Shefi i BE-së për klimën, Frans Timmermans, i cili mori pjesë në negociatat e mbrëmjes, tha se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët.

“Europa po përqafon në këtë mënyrë kalimin drejt lëvizjes me emetim zero. Prodhuesit europianë të makinave tashmë po dëshmojnë se janë gati të hedhin hapa konkretë, ndërsa makinat elektrike po bëhen gjithmonë e më të përballueshme në treg”, tha ai.

Ndërsa ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Síkela u shpreh se marrëveshja “do t`i hapë rrugën një industrie moderne dhe konkurruese të automobilëve në BE”.

Ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për një objektiv të përkohshëm që parashikon reduktimin me  55% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2021 për makinat dhe një reduktim prej 50% për furgonat./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVALI I FILMIT "PRIFEST" NË TIRANË/ Veliaj: Prej Vjosës jemi sot edhe më afër me Prishtinën
Previous article SULM MASIV NË FLOTËN E DETIT TË ZI/ Rusia: U bë nga Ukraina, dëmtoi anijet luftarake

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT