• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BBC NË FRONTIN E PARË TË LUFTËS/ “Nëse Kharkiv mposhtet, e gjithë Ukraina mposhtet”
Home
Ekskluzive

BBC NË FRONTIN E PARË TË LUFTËS/ “Nëse Kharkiv mposhtet, e gjithë Ukraina mposhtet”

11 March, 2022 k.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Pershtati nga BBC, AlpeNews

Në ditët e para të pushtimit, Kharkiv, qytet në Ukrainën lindore, luftoi kundër një kolone të blinduar ruse. Që nga ai moment, çdo natë në qytet nuk kanë munguar sulmet ajrore dhe bombardimet ruse, duke lënë të vrarë dhjetëra civilë dhe qindra të plagosur. Korrespondenti i BBC-së, Quentin Sommerville dhe kameramani Darren Conway kanë kaluar javën me forcat ukrainase ndërsa ato luftojnë për të ndaluar avancimin e mëtejshëm rus.

Viktima e parë e luftës është koha. Nëse pyesni ushtarin në front, kur ndodhi sulmi, ose zonjën e moshuar në shtratin e spitalit, kur u bombardua shtëpia e saj, ata do iu shikojnë të hutuar. Ndodhi para 24 ose 48 orësh, apo jo? Për ta koha nuk ecën me të njëjtin ritëm.

Për më tepër që Kharkiv ndodhet afër kufirit me Rusinë dhe bombardimet apo sulmet nuk kanë të ndalur. Për banorët dy javët e fundit janë dukur si një përjetësi, por kohën e paqes e mbajnë mend sikur të ishte dje.

Në një peisazh të ngrirë në skajin verilindor të qytetit, togeri 21-vjeçar Yevgen Gromadsky qëndron me duar të shtrira, pranë kanaleve të gërmuara.  “Zjarr,” thotë ai, duke ngritur dorën e djathtë për të shoqëruar goditjen e bombave nga pozicioni i tij. “Hyrje,” thotë ai dhe ngren dorën e majtë. Predha ruse qëllohen nga pozicionet e ushtarëve, 900 metra larg tyre, nëpër fusha të mbuluara me borë.

Ne u takuam sot pasdite, por unë jan në dijeni se javën e kaluar, babai i tij Oleg u vra duke mbrojtur qytetin, dhe Toger Gromadsky është brezi i shtatë i ushtarakëve në familjen e tij. Ai po planifikon për një brez të tetë, por, në një Ukrainë të lirë.

Togeri përshkruan ndodhitë e luftës që nga fillimi e deri tani.  “Grupet e sabotazhit po hetojnë linjat tona, ne gjithashtu jemi në beteja direkte me tanke. Në fillim na qëllojnë me predha, më pas përdorin tanket dhe sulmojnë në pozicionet tona.”

Taktika e flamurit të bardhë

Ndryshojmë pozicion duke lëvizur përgjatë vijave të frontit. Brenda automjetit të blinduar, gjendet një kapelë e ushtrisë ruse e varur nga tavani i automjetit. “Ne po qëllojmë me raketa të drejtuara antitank dhe me armë të vogla, të zakonshme”.

Leger Gromadsky i ulur në sediljen e pasagjerit thotë: “Ndonjëherë ata përdorin këtë taktikë: së pari, ngrenë një flamur të bardhë mbi pajisjet e tyre, pastaj afrohen me pozicionet tona. Kur ne ngjitemi dhe i marrim si robër lufte, ata hapin zjarr ndaj trupave tona”.

Pozicioni jonë u sulmua të hënën, nga dy tanke rusë dhe një automjet i blinduar. Apo ndodhi një ditë më parë, pyet ai. Mos u shqetësoni, ne jemi të mbrojtur mirë,” thotë ai ndërsa shikon nga një grumbull raketash, të prodhimit amerikan, të drejtuara nga Javelin. Aty pranë ndodhet një grumbull me raketa të lehta antitank (NLAW). “Eleminon edhe tanket më të avancuara,” premton prodhuesi i tyre, Saab në faqen e tij të internetit.

Është shumë ftohtë dhe dy këlyshë po luajnë rreth këmbëve të Toger Gromadsky. Kishte veshur një palë atlete të bardha Puma – “Duhet të jeni të tregoheni të shpejtë këtu,” thotë ai.

Ukrainasit po improvizojnë në këtë luftë. Qeveria e tyre është kritikuar se ishte e papërgatitur mirë dhe tani po nxitojnë të sjellin ushtarë në vijën e parë të frontit. Ushtria e rregullt po përzihet me forcat e mbrojtjes civile. Në një pikë, marshimi në skajin lindor të qytetit, unë shikoj teksa mbërrijnë autobusët me qindra ushtarë të sapo pajisur. “Ku është mburoja ime?” pyet njëri. “Do ta marrësh në front,” bërtet një oficer dhe më pas largohen.

Disa do të bashkohen me njësinë e Lt Gromadsky dhe do të punojnë së bashku me një mjek që njihet me emrin Reaper. “Keni dëgjuar për korrësin e zymtë, apo jo?” ai pyet. Ai gjithashtu komandon këtë linjë mbrojtëse në buzë të një fshati. Shumë prej shtëpive atje ose janë shkatërruar ose janë dëmtuar nga bombardimet ruse.

“Si po luftojnë rusët”? – pyes. “Ata luftojnë si kafshë budallaqe”, thotë Reaper. “Ata luftojnë si të ishte viti 1941. Nuk kanë manovrim, thjesht vijnë në front dhe kjo është e gjitha. Ata kanë shumë njerëz, shumë tanke, shumë makina, por ne po luftojmë për tokën tonë, dhe ne jemi duke mbrojtur familjet tona. Nuk ka rëndësi se si luftojnë ata, sepse ne luftojmë si luanë dhe ata nuk do të fitojnë.”

Në pjesën e pasme, ndodhet kuzhinës. Kuzhinieri i ushtrisë është jashtëzakonisht i madh me një kapele të thurur mbi kokë. Ai ofron tasa me supë të nxehtë – “A keni salcë kosi në të”, pyet ai. Ka gjithashtu grumbuj ëmbëlsirash dhe biskotash, të bëra nga fabrikat e zonës për trupat ushtarake.

Unë u ula pranë një komandanti batalioni 30-vjeçar, Sergej. “Nëse e shohim armikun, e vrasim, mbyllet muhabeti, kaq”, thotë ai. Ai dëshiron të dijë se nga jam. Unë i them dhe ai pyet nëse është e vërtetë që vullnetarët britanikë kanë ardhur të luftojnë për Ukrainën. “Çfarë avioni na keni dhënë,” thotë ai ndërsa mbaron supën e tij.

Komandanti i batalionit Sergey

Por pergjatë lindjes  dhe jugut të Ukrainës, Rusia ka përparuar. Ushtria ruse hasi një rezistencë më të vendosur sesa pritej, por qytetet vazhdojnë të sulmohen. Dhe për gjithë guximin e atyre që ishin në vijën e parë, e dinë  se aftësitë e tyre në tokë nuk do të jenë të mjaftueshme. Ushtar pas ushtari thonë se kanë nevojë për mbrojtje ajrore, një zonë ndalim-fluturimi.

Futem brenda një automjeti tjetër të blinduar, i cili dy javë më parë po merrte para në bankat e qytetit. Ajo, gjithashtu, është futur tashmë në përpjekjet e luftës. Ndërsa kalojmë nëpër qytet, me bulevardet e tij të gjera dhe ndërtesat e bukura, arrijmë në një kompleks apartamentesh të epokës sovjetike. Dhe atje takoj Eugene, një viking i madh , me shumë tatuazhe dhe me një mjekër portokalli.

Eugene është pjesë e një ekipi zbulimi

“Nëse Kharkiv mposhtet, atëherë e gjithë Ukraina mposhtet,” më thotë 36 vjeçari Eugene. Ai është pjesë e një ekipi zbulimi që punon pranë blloqeve të apartamenteve. Disa nga banesat janë goditur drejtpërdrejt dhe në parkingun e makinave, një makinë është shqyer nga një tjetër sulm me raketa.

Ajo që nuk na befasoi, është sulmi rus. “Që prej vitit 2014 e dinim se do të vinin, ndoshta pas një viti, 10 vjetësh, apo 1000 vjetësh, por e dinim se do të vinin”.

Në orën 04:55 më 24 shkurt, Eugene mori një telefonatë nga një mik që thoshte se sulmi do të fillonte. “Pastaj dëgjova raketat që sulmuan qytetin tonë,” thotë ai. Si gjithë të tjerët, ai nuk ka qenë në shtëpi që atëherë.

Të largohesh nga fronti për t’u kthyer në qendër të qytetit është njësoj si të hysh në një botë tjetër. Bombardimet e pamëshirshme ruse kanë bërë që shumica e popullsisë gati 1.5 milion persona të jenë larguar. Vetëm pak lagje i kanë shpëtuar dëmtimit. Herët në mëngjes, radhë të gjata njerëzish shihen në farmaci, banka apo supermarket, sepse nuk u larguan dhe kanë nevojë për furnizime. Në “prapaskenë” po bëhet përpjekje e madhe logjistike dhe humanitare, për të mbajtur Kharkivin në funksion.

Para orës policore, unë shkoj në spitalin numër 4 të qytetit për të takuar doktorin Alexander Dukhovskyi, kreun e pediatrisë. Nën përparsen e tij të bardhët, ai ka veshur një bluzë që lexon “Miami Beach 2015”, me flamurin amerikan. Ai nuk ka shkuar në shtëpi prej javësh.

Ai qesh kur i them se Rusia thotë se nuk po synon civilët. Pastaj, në heshtje, ai më çon në korridore pas korridoresh ku ndodhen viktimat e sulmeve ruse. Ata janë vendosur në korridore sepse predhat ruse bien afër spitalit, dhe pacientët nuk janë të sigurt në dhomat me dritare të mëdha. Shumica e tyre u plagosën ndërsa ishin në shtëpi.

Njësia e kujdesit intensiv për fëmijët ndodhet në katin e parë. Dritaret e ngushta të saj kapin dritën e pasqyruar nga dëbora dhe shkëlqejnë mbi ikonat e arta të shenjtorëve në stacionin e infermierëve.

Në një shtrat pranë meje është Dmitry, një djalë tetë vjeçar. Gishtat e këmbëve dhe dora e tij e mavijosur dhe e përgjakur nga poshtë batanijes. Fytyra e tij, gjithashtu është e gërvishtur dhe e plagosur nga qindra shenja dhe syri i tij i djathtë është mjaft i mbyllur. Pak ditë më parë, mjekët i hoqën një plumb, poshtë kafkës dhe vertebrave.

Ka shpresa se ai do të shërohet plotësisht, por për momentin Dmitry është në gjendje të rëndë, me tuba që nxjerrin lëngje nga trupi i tij i vogël në shishe plastike të varura poshtë shtratit. Batanija e hollë me trëndafila të vegjël mbi të, ulet dhe ngrihet me frymëmarrjen e tij në mënyrë mekanike.

Vladimir Putin tha se donte të çmilitarizonte Ukrainën, por në vend të kësaj ai po krijon një tokë të pa njerëz, pa banorë. Gjatë natës qyteti është pothuajse në errësirë totale. Gjithçka që shihet dhe dëgjohet është ritmi i vazhdueshëm i sulmeve ruse.

Kharkiv dikur ishte kryeqyteti i Ukrainës. Ai ka parqet, katedralet, muzetë dhe teatrot e denja për një qytet si ai. Gjithashtu në Kharkiv ndodhet fabrika e avionëve Antonov dhe prodhuesit e tankeve dhe turbinave.

Tashmë i gjithë qyteti shërben si front ii parë kundër Rusisë.

Kjo nuk është për tu çuditur. Libri i luftës Ruse është pasuruar gjatë viteve të fundit në Siri. Rrethoni dhe terrorizoni popullsinë. Në Ukrainë, ashtu si në Siri, popullsia po largohet me autobusë nga qytetet e tyre të lindjes, ndërsa forcat ruse vazhdojnë avancimin e tyre.

Por Ukraina ende reziston.

Një duzinë me kufoma të ngrira ruse janë të shtrirë në dëborë. Burrat shtrihen si skulptura dylli, me duar të zgjatura para dhe mjekrat të ngrira nga i ftohti.

Zorrët e njërit janë perhapur ne oborr. Rreth kufomës së tij ka gjurmë të kuqe gjaku. Atyre u janë marrë armët dhe pyes Uta-n, një nga oficerët, se çfarë do të ndodhë me trupat e tyre.

“Çfarë mendoni se do të ndodhë, do t’i lëmë t’i hanë qentë”, thotë ai duke ngritur supet.

Dhe në këtë vend të mjerueshëm në skajin e Kharkiv-it, i pashquar për mediokërinë e tij para dy javësh, tashmë i rrethuar nga kufoma të ngrira, duket sikur koha të ketë ndaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Biden paralajmëron: Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë
Previous article "ÇA BËNI ORE?" Plas SHERRI në Berat, grushta e fyerje mes protestuesve dhe Policisë. Shoqërohen...

k.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT