• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BBC/ Arsyeja se pse dështoi CIA dhe MI6 në Shqipërinë e Hoxhës
Home
Dossier

BBC/ Arsyeja se pse dështoi CIA dhe MI6 në Shqipërinë e Hoxhës

20 January, 2019 k.autor Dossier

Në vitet ’50, CIA amerikane dhe shërbimi sekret britanik, MI6, kishin tentuar që të rrëzonin regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Përpjekjet e tyre përfunduan në një katastrofë.

Sipas BBC, më shumë se 300 agjentë përfunduan të vdekur pasi u kapën nga Sigurimi shqiptar.

Për vite me radhë është thënë se fajtor për këtë është Kim Filbi, agjenti britanik që spiunonte për sovjetikët.

Por historiani Steve Long, që po bën një libër për këto ngjarje, thotë për BBC se panorama është më e komplikuar se kaq.

Sipas tij, shkak i dështimit ka qenë mosbashkëpunimi efektiv mes britanikëve dhe amerikanëve.

“Është e vërtetë se Sigurimi në këtë kohë ishte shumë efektiv, duke sunduar përmes terrorit dhe besimit tek popullsia. Britanikët e nënvlerësuan këtë. Ata mësuan që ta marrin regjimin komunist më seriozisht”.

Sipas tij, “angazhimi i amerikanëve me gjysmë zemre ishte kundërproduktiv” pasi e forcoi akoma më shumë regjimin komunist.

“Këta njerëz u ekspozuan dhe u rrethuan lehtësisht nga regjimi komunist”.

I pyetur se ku bazohet për librin e tij, Long thotë: “Për fat të keq arkivat shqiptare nuk janë të hapura, ka vetëm disa dëshmi. Më shumë jam bazuar tek arkivat amerikane. Janë shumë të rëndësishme pasi dëshmojnë shumë për marrëdhëniet e CIA-s me MI6 në Londër. Ato ilustrojnë antagonizimin mes Uashingtonit dhe Londrës”.

“Amerikanët kishin dyshime ndaj britanikëve. Sipas tyre, britanikët po punonin pas shpine kundër amerikanëve, po tentonin të bënin marrëveshje sekrete me grekët, italianët, me regjimin e Titos. Amerikanët kishin disa arsye për të dyshuar”.

“Britanikët nga ana tjetër druheshin se amerikanët mund të shkonin shumë larg. Kishin frikë se amerikanët mund të provokonin një revolucion të parakohshëm në Shqipëri, duke sjellë reagimin e rusëve, çka do trazonte rajonin e Ballkanit. Amerikanët u frenuan nga britanikët”.

“Shumë nga ata që u kapën, u burgosën dhe nuk e panë kurrë më dritën e ditës”.

“I famshëm është gjyqi i Hamit Matjanit, guerilasi që ishte infiltruar disa herë. Regjimi i Hoxhës ishte i dëshpëruar për ta kapur. Dhe kur u kap, ai u vra publikisht me varje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUPER VJEDHJA" NË TEPELENË/ Hajdutët bën "kërdinë" për 15 minuta. Marrin edhe...
Previous article "MË NGJAN MUA APO ERMALIT"/ Rezarta Shkurta kërkon ndihmën e fansave (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT