Partia Demokratike në emër të kryetarit Lulzim Basha ka reaguar pas thënieve të këtij të fundit në kryesinë e partisë, ku është shprehur se baza e PD-së është anti-amerikane.
Në reagimin zyrtar të PD-së, thuhet se këto janë shpifje që po përdoren për interesa personale.
Deklarata e Partisë Demokratike:
Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:
Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.
Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.
Por, duket se demokratët nuk e kane pranuar kete deklaratë teksa kane “shperthyer” në lume komentesh kundrejt Bashes dhe lidershipit të PD.
Disa prej tyre madje, kanë shkuar deri aty teksa shkruajne i kerkojnë te heqin logon e PD pasi nuk e meritojnë.






