• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BAZA AJRORE E NATO-S NË KUÇOVË/ Balla: Vendimi erdhi pasi Trump vlerësoi kryeministrin Rama
Home
Shqipëri

BAZA AJRORE E NATO-S NË KUÇOVË/ Balla: Vendimi erdhi pasi Trump vlerësoi kryeministrin Rama

4 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas vendimit hitorik të NATO-s për Shqipërinë, duke e shndërruar bazën e Kuçovës në bazë ajrore mbështetëse të NATO-s.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson: ‘Duke e vlerësuar Shqipërinë dhe Qeverinë e saj si partnerë të besueshëm Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor’.

Sipas Ballës ky vendim historik i Këshillit të Atlantikut vjen menjëherë pas Samitit të NATO-s në Bruksel 3 javë më parë, ku Presidenti Trump vlerësoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama për kuptimin dhe sinkronizimin me politikën amerikane të mbrojtjes.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“NATO merr vendimin historik për Shqipërinë, duke e shndërruar bazën e Kuçovës në bazë ajrore mbështetëse të NATO-s për furnizim ajror, mbështetjen logjistike, mbështetjen e policimin ajror si dhe për trainime dhe stërvitje të Aleancës së Atlantikut Verior.

Duke e vlerësuar Shqipërinë dhe Qeverinë e saj si partnerë të besueshëm Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin zyrtar konfirmohet se NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, duke hapur një histori të re për zhvillimin ekonomik e social të gjithë zonës dhe rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore.

Ky vendim historik i Këshillit të Atlantikut vjen menjëherë pas Samitit të NATO-s në Bruksel 3 javë më parë, ku Presidenti Trump vlerësoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama për kuptimin dhe sinkronizimin me politikën amerikane të mbrojtjes.

Uroj që edhe opozita të jetë zgjuar dhe ta përshëndesë këtë vendim historik për Shqipërinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAHNITËSE/ Tifozja e MILANIT, poston momente “hot” nga pushimet (VIDEO)
Previous article Edhe Granit Xhaka në merkaton e verës, klubi italian do shërbimet e SHQIPTARIT

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT