Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni me emigrantët shqiptarë nga Anglia. Ata u pritën nga kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Të gjithë së bashku tani do të udhëtojnë nga Rinasi për në destinacionin final, aeroporti i Kukësit.
Në momentin që kreu i qeverisë ka hyrë në avion, nuk kanë munguar as batutat me pasagjerët.
Pjesë nga batutat:
Rama: Hë mo, për Kukës. Si shpjegohet u bë aeroporti?
Pasagjeri: U bë puna
Rama: Jo do votosh PD-në ti tani, nuk ke ku shkon, nuk ka diskutim
Pasagjeri: Tani, gjënë e bukur e bëre, premtimin e mbajte
Rama: Fjalën nuk ta dhashë unë, po ti nuk ke besuar. Ti je në rregull
Pasagjeri: Na solle nga Londra, na solle
Rama: Ju solla pra ju solla
Pasagjeri: Jemi pak demokrat
Rama: Jo pa merak, demokrat jeni të gjithë ju


