• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BATUTA ME MBËSHTETçSIT RIVALË/ Biden “bën fushatë” me kapelen e Trump në kokë
Home
Nderkombetare

BATUTA ME MBËSHTETçSIT RIVALË/ Biden “bën fushatë” me kapelen e Trump në kokë

12 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Joe Biden ishte i qeshur dhe e mori me sportivitet bisedën me një mbështetës të Donald Trump gjatë një vizite në stacionin e zjarrfikëseve në Shanksville të Pensilvanisë, për festimet e 11 shtatorit.

Me kapelen me mbishkrimin Trump në dorë, mbështetësi i ish-Presidentit iu afrua Biden dhe i kërkoi që të hidhte një autograf mbi të, ndërsa nuk e kurseu një batutë për kujtesën problematike të liderit të Shtëpisë së Bardhë.

“A do ta nënshkruani për mua? Të kujtohet emri?”, tha me shaka mbështetësi i manjatit republikan.
“Jo, nuk më kujtohet, jam plakur dhe jam i ngadaltë”, ishte përgjigjia ironike e Biden.

“Ti je plakur”, këmbënguli bashkëbiseduesi duke buzëqeshur.

“Ti di diçka edhe për të qenit i moshuar”, ia ktheu Biden, duke shtuar: “Ti më kujton një djalë me të cilin jam rritur në lagje”.

Më pas, Presidenti e merr kapelen mbështetësit të Trump për të hedhur firmën e tij mbi të, ndërsa ai i thotë: “Më duhet ajo kapelë”.

Në fund, presidenti, duke buzëqeshur, e vendos kapelën e fushatës së Trump në kokë, një veprim i shoqëruar me buzëqeshjen e tij dhe duartrokitjet e të pranishmëve, ndërsa bashkëbiseduesi i tij mban atë presidenciale dhe i thotë Bidenit: “Tani jam krenar për ty, plak”.

Presidenti më pas shpjegoi se ajo që ndodhi ishte “një shenjë e tensionit dhe unitetit në një ditë zie dhe përkujtimore për Shtetet e Bashkuara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "PARTIZANI"/ Pas Berishës dhe Malltezit, i pandehur edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi
Previous article KUVEND/ Rama: Vetëm fatazia malinje e atyre që s'kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT