• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BATUTA e Ramës: Shpresoj që ambasadori italian të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare siç bëri…
Home
Politikë

BATUTA e Ramës: Shpresoj që ambasadori italian të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare siç bëri…

17 November, 2021 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio se është i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve do japë frytet e saj vitin e ardhshëm. Rama deklaroi me batutë se ka shpresën që deri në fund të misionit të tij në Shqipëri, ambasadori aktual italian të jetë pajisur me pasaportë shqiptare.

“Një mbyllje mjaft domethënëse e kësaj dite dhe këtij komiteti të përbashkët ku trajtuam tema dhe veprime konkrete në drejtime me interes të përbashkët dhe jam shumë i kënaqur për këtë ditë. Ka filluar në pallatin Kixhi në kryeministri dhe pastaj vazhdoi në takimet bilaterale dy palëshe të ministrave që përfaqësojnë shtylla bashkëpunimi mes dy vendeve në drejtësi dhe fusha të tjera. Jam i bindur që bashkëpunimi do sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm.

Do ju mirëpresim ju dhe ministrat e përfshirë për të mbaruar punën e përbashkët brenda kësaj jave italiane që duam të realizojmë qershorin e ardhshëm.

Nuk dua të hyj në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata që na kanë ndjekur në këtë punë dhe duke marrë shënime apo duke ndihmuar si para edhe pas, si ambasadori i shkëlqyer italian në Shqipëri që shpresoj që në fund të misionit të tij të mos e lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu si ka bërë një mik tjetër që është në katet e larta të kësaj ndërtese.

Ne që nga nesër do fillojmë të punojmë me këto projekte që nga hekurudhat, bujqësia, turizmi, kultura dhe me radhë. Pa harruar shtyllat që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË MAQEDONINË VERIUT/ Regjistrohen 476 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orët e fundit
Previous article SKANDAL NË ANGLI/ Abuzoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me nxënësen 15 vjeçare, arrestohet mësuesja

Delo.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT