• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Batuta e ministrit gjerman: Po deportohen 69 afganë në 69-vjetorin tim
Home
Nderkombetare

Batuta e ministrit gjerman: Po deportohen 69 afganë në 69-vjetorin tim

11 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer e ka kthyer me nota humori lajmin për deportimin e 69 emigrantëve afganë nga Gjermania për në Afganistan, një ngjarje që ka ndodhur më 4 korrik, duke shtuar se largimi i tyre erdhi pikërisht në 69-vjetorin e lindjes së tij. Deportimi i tyre për në atdhe është bërë pavarësisht se Afganistani nuk konsiderohet ende një vend i sigurtë, duke parë luftimet mes talebanëve dhe islamikëve të tjerë me forcat qeveritare.

Seehofer ishte duke prezantuar një “masterplan emigracioni”, që gjithsesi nuk ishte rakorduar më parë me partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës. Reagimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur një anije italiane transporti shpëtoi dhjetëra emigrantë në Mesdhe, por iu mohua leja për t’u ankoruar në portet italiane.

Anija “Vos Thalassa”, anije që shërben për shpim e kërkim nafte në Mesdhe, shpëtoi 66 emigrantë që sapo ishin larguar nga brigjet libiane. Pasi u kthye mbrapsht në portet italiane, ajo u detyrua t’ia dorëzonte emigrantët Rojes Bregdetare italiane.

Bashkimi Europian, ndërkohë, është zotuar të përshkallëzojë deportimet e azilkërkuesve që nuk iu është miratuar kërkesa, si pjesë e përpjekjeve komplekse dhe kontroverse për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Një raport nga agjencia gjermane e lajmeve “DPA” thoshte se zyrtarët afganë ishin irrituar nga fakti që Gjermania ktheu mbrapsht një grup kaq të madh, pasi limiti maksimal për çdo fluturim ishte rakorduar në 50 persona. Nga 69 emigrantët e deportuar, 51 ishin nisur nga Bavaria, vendlindja e Seehoferit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kroaci vs Angli, ja informacionet dhe parashikimet e para për ndeshjen
Previous article PRESIONI NDAJ USHTARËVE TË FSK/ Prokuroria tregon pse u liruan 5 serbët e arrestuar dje

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT