Por vetë Bullgaria, e drejtuar nga kryeministri Boyko Borisov ka problemet e saj.
Ish-truproja e Kryeministrit të vendit dhe ish-kampioni i karatesë, që tashmë e drejton vetë ekzekutivin, e ka nisur vitin duke u përballur me një seri vrasjesh të bujshme brenda Bullgarisë. Një biznesmen i fuqishëm u qëllua për vdekje, ndërsa gjashtë persona u vranë gjatë festimit për ndërrimin e viteve. Edhe një zyrtar taksash është qëlluar.
Për të ilustruar gjendjen ku gjendet BE, e mirënjohura “Financial Times” përdor një batutë të Edi Ramës, kryeministrit shqiptar.
“Kur dy Borisët e politikës europiane- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov- u pikasën së bashku vitin e shkuar, dikush bëri një koment ironik. “Kam dashur që të bashkohemi me BE-në që kur kam qenë i ri,” tha Edi Rama, teksa i afrohej çiftit në Samitin e Triestes. “Por nuk e kisha menduar kurrë që Borisi do ikte- dhe Borisovi do qëndronte për ta qeverisur”,- shkruan gazeta e njohur.
Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama tha se shifra e vrasjeve në Shqipëri është më e ulët edhe se e një vendi të BE. Nuk dihet nëse ai i referohet Bullgarisë.
Komisioni Europian pritet të japë sinjale se dy vende të Ballkanit do anëtarësohen në BE në vitin 2025. Mendohet se këto vende janë Serbia dhe Mali i Zi. Sa i çuditshëm ky fillimviti: Dy shtete të Ballkanit marin rrugën e anëtarësimit, Shqipëria ngushëllohet me batutat e bukura. Deri më sot të paktën…


