• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKPUNIM RAJONAL”/ Presidenti i PPE: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon përmes demokracisë…
Home
Politikë

“BASHKPUNIM RAJONAL”/ Presidenti i PPE: Rruga e Shqipërisë në Europë kalon përmes demokracisë…

6 March, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ku sipas një njofitmi të zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, “Këlliçi vuri në dukje se vota e lirë është sot peng i krimit dhe shqiptarët janë ngritur për t’i dhënë fund kësaj situate”. “Rinia, studentët dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkë, janë në këmbë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë për vendin se standardet europiane demokratike. Shqiptarët duan garantimin e votës së lirë, politikanë të pa lidhur me krimin, drejtësi të pa kapur që dënon politikanët të cilët blejnë votat dhe vullnetin e qytetarëve, si dhe vjedhin fondet publike, luftë kundër korrupsionit”- u shpreh Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin europian. Zoti Daul theksoi se ky rrugëtim kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryetari i FRPD Belind Këlliçi mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i proçesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”.

Kreu i të rinjve demokratë shqiptarë u bëri thirrje drejtuesve të Bashkimit Europian të shtojnë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit, ku, shkelja e vlerave themelore të demokracisë, në disa vende, po sjell destabilitet. “BE duhet të rrisë përpjekjet e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave themelore në vendet tona, si demokracia funksionale, liria dhe të drejta të tjera me rëndësi vendimtare.” – tha Belind Këlliçi, i cili vlerësoi si kyç për Ballkanin, bashkëpunimin rajonal. Kreu i FRPD mbështeti krijimin e zonës ekonomike, duke e parë si një instrument që ndihmon veçanërisht të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

“Krijimi i nje zone ekonomike rajonale do të ishte një hap i rëndësishëm për të lidhur tregjet ekonomike dhe njerëzit duke e unifikuar kështu tregun ballkanik dhe duke e konsideruar si një treg me 20 milionë konsumatorë. Më shumë se 100 mijë vende pune mund të krijoheshin në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes integrimit më të thellë ekonomik dhe social”- theksoi Belind Këlliçi gjatë konferencës së organizuar në Bruksel nga grupi i PPE-së në Parlamentin Europian

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODELE DHE BASKETBOLLISTE/ Bukuroshja“seksi”: Ja pse fitoj më shumë në internet (FOTO)
Previous article "HACKERI QË TRONDITI THEMELET" E FUTBOLLIT/ Hungaria do ekstradojë Rui Pinto, ja masat ekstreme

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT