Protesta e studentëve sot ka hyrë në ditën e 14 të saj. E megjithë ndryshimin e ditëve, duket se ajo që nuk ka ndryshuar është përfshirja e forumeve të PD dhe LSI me studentët e vërtetë.
Vec këtyre, q ëpasi morën komandot nga selitë përkatëse bllokuan dhe akset rrugore duke u ndarë në tre grupe, edhe sot i është bashkuar një nga kandidatet e PDIU për deputete.
E reja Greta Topjana, duket se kishte marrë përsipër të koordinonte grupin tek “Zogu i Zi”, ku pas një lidhje me “News24”, Topjana shprehej se dialog nuk do të ketë dhe se studentët (shokët e koalicionit të partisë), janë të vendosur.
Më herët sot, ajo ka shpërndarë edhe këtë status në rrjete sociale.
Përgatiti: AlpeNews.al




