Këshilli Bashkiak i Himarës është konstituuar ditën e sotme në mungesë të kryetarit të zgjedhur në 14 Maj, Fredi Beleri.
Mësohet se në krye të këshillit bashkiak është zgjedhur Dhimitër Kapaj, i Partisë Socialiste, me 13 vota nga 21 që janë në total. Ndërkohë, në këshill nga votat, PS arriti të merrte 9 mandate dhe “Bashkë Fitojmë” 7 mandate.
Mbledhja është shoqëruar me debate pasi një prej anëtarëve të këshillit ka nisur të lexojë letrën përshëndetëse të Fredi Belerit nga burgu.